Flash News

Ditari i Opozitës

“Mos bëj viktimën”/ Debat tek “Inceneratorët”, Tabaku: S'kam ardhur për politikë, Veliaj: Je dënuar për shpifje

“Mos bëj viktimën”/ Debat tek

Komisioni i Inceneratorëveka vijuar sot me seancën e radhës me dëshmitarët. Është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i cili po dëshmon për inceneratorin e Tiranës.

Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku është përplasur me Veliajn, ku të dy kanë hedhur akuza për shpifje dhe gënjeshtra ndaj njëri-tjetrit. 

Tabaku i ndërpreu vazhdimisht Veliajt fjalën, pasi ky i fundit ishte duke hedhur akuza e duke devijuar përgjigjen. Ky i fundit iu drejtua Tabaku duke u shprehur se kryetarja ishte dënuar për shpifje me vendim gjykate.

Deklarata e tij shkaktoi reagim nga ana e Tabakut e cila i kërkoi Veliajt të përqendrohej në çështjen e komisionit dhe jo të bënte politikë.

Pjesë nga debati:

Veliaj: Më keni vënë atribute që nuk i kam.

Tabaku: Po ngatërroni qëllimisht çështjen.

Veliaj: Nuk funksionon fare kjo që nuk më le të përgjigjesh ti. Po e bën në mënyrë të pandershme këtë profesion. Është e pandershme.

Tabaku: Zoti Veliaj, me qetësi më thoni vendimin e Këshillit Bashkiak. Më lexo vendimin e Këshillit Bashkiak. Mos bëj si viktimë se nuk je viktimë.

Veliaj:Po të jetë për përballjet tona, unë të kam mundur në gjyq dhe je dënuar për shpifje. Je dënuar sistematikisht për shpifje me certifikatë.

(Tabaku i mbyll mikrofonin)

Veliaj: Mos ma mbyll mikrofonin se je dënuar sistematikisht për shpifje me certifikatë.

Tabaku: Ma lexo të lutem.

Veliaj: Unë në dallim nga ju vij i përgatitur dhe nuk sajoj. Dhe nuk dëgjoj Monikën në televizor dhe bëhem gazi i botës.

Tabaku: S’kam ardhur të dëgjoj politikën tënde. Ti je gënjeshtari më i madh në këtë vend dhe më tregon mua gënjeshtrat.

Veliaj: Je dënuar me vendim gjykate.

Të fundit