Flash News

Ditari i Opozitës

“Mos guxo me ba gja, do i kemi punët keq”, Berisha tregon episodin me Bashën gjatë numërimit të votave në garën për Tiranën

“Mos guxo me ba gja, do i kemi punët keq”, Berisha tregon

Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar nga Foltorja e Shkodrës, pse e solli Lulzim Bashën në krye të PD.

“Pas 26 qershorit janë paraqitur vetëm dy vetë për të kandiduar, Lulzim Basha dhe i ndjeri Sokol Olldashi. Nuk i kam kërkuar në mënyrë absolute që të kandidojë askujt. Ai fitoi garën për faktin se ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kishte këtë avantazh,” tha Berisha.

 Po ashtu, Berisha ka sjellë në vëmendje edhe një episod nga numërimi i votave në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës, kur Basha ishte në garë.

Kur Basha kandidoi për kryetar bashkie doli problemi votave keqhedhura. Në cdo kod janë të vlefshme. Filluam numërimin. I thashë ‘mos guxo me ba gja se do i kemi punët keq’.

Më erdhi një përfaqësi e lartë. Më thanë të ndërpresim votimim. Thanë ka edhe stabilitet vec votimit.

Kur shqiptarët nuk numërojnë votën ta hedhim në Lanë pavarësinë.  Thashë do numëroj votat me 5 kamera. Ndaj do hapemi me diasporën, do strukturohemi me shtyllat tona me pronarët, përndjekurit politikë, do ecim drejt fitores.

Vendimi i Bashës ishte motiv i madh për të bërë me ju ngritjen në këmbë PD e për ta çuar drejt fitores. ju garantoj që ju të zgjidhni njerëzit që besoni më shumë, që vota juaj të dalë në dritën e diellit”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit