Flash News

Ditari i Opozitës

“Mos imito atë të ‘Foltores’”/ Basha-Ramës: Unë nuk pështyj mbi Sali Berishën

“Mos imito atë të ‘Foltores’”/
Basha nga Kuvendi

Kreu i demokratëve Lulzim Basha i është përgjigjur replikës së kryeministrit Edi Rama, i cili në formë miqësore e këshilloi të mos bëhet si paraardhësi i tij duke në kuptuar kështu Sali Berishën.

Në Kuvend, duke iu përgjigjur Ramës, Basha tha se nuk mund të pështyjë në 16 vite bashkëpunim dhe partneritet me Sali Berisha.

“Ne e kemi nisur dhe do ta çojmë në fund pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite bashkëpunimi dhe partneriteti me Sali Berishën, nuk pështy. Sikundër nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty, që ty të eksiton ndoshta në çdo sens, të përbaltjes, të llumit dhe gënjeshtrave. Pyes veten time çfarë duhet të bëj që PD të bëhet sërish valvula dhe zemra e shpresës jo thjeshtë për demokratët. E di që ka një rrugë për të shkuar ty, dhe ajo ka nisur dhe fatkeqësisht ajo rrugë të merr edhe ty tatëposhtë dhe nuk e fuqinë mbi tokë të të ndalë. Nuk ka zot që të shpëton,” tha Basha.

Basha ka hedhur edhe akuza mbi kryeministrin Rama për bashkëpunim me kriminelët dhe trafikantët e drogës, duke sjellë disa fakte dhe raste të fundit..

“Tani ta sqarojmë diferencën mes sipërmarrëseve dhe oligarkëve të tu. Përse të ra heshtja ty radhën e kaluar kur të thanë që 30% e karburantit futet kontrabandë. Do emrat ti? Të mori Baca Çet ty, kështu? Samiri të mori për tunelin e Llogorasë? Çfarë emri tjetër do? Tiranë thotë nuk merret vesh nëse Çet Kastrati është pronari apo administratori i pasurive të tua. Importi i bananeve është rritur. Bravo (duartroket). Të gjithë ata që bëjnë trafikun e drogës edhe ata që ishin jashtë oborrit janë futur në oborr sot. I do emrat apo jo? Ta mban? Shko tako përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese partnere dhe pastaj mos i bëj presion Gledis Nanos të mos veprojë,” shtoi Basha.

Të fundit