Flash News

Ditari i Opozitës

"Mos ma bëj kokën ashtu", Bardhi akuza ministres për kontroll të paligjshëm në zyrat e deputetëve

"Mos ma bëj kokën ashtu", Bardhi akuza ministres për

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar ministren e Shëndetësisë se ka lejuar inspektorë të paautorizuar dhe po ushtrojnë kontroll në vendet e punës së deputetëve.

Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi tha se në zyrat e deputetëve nuk mund të hyjë askush për kontroll pa leje, as prokurori e as policia duke e cilësuar veprimin si shkelje të rëndë të imunitetit parlamentar.

"Në ambientet ku ushtrojnë veprimtarinë deputetët, me një urdhër nga ministria e Shëndetësisë thonë, janë disa inspektorë që kontrollojnë ambientet e punës së deputetëve.

I kujtoj ministres që qesh nuk mund të ushtroni kontroll në ambientet e punës së deputetit, sepse kontroll nuk ushtron dot as prokuroria dhe policia pa autorizim të seancës plenare. 

Këtë e ndalon Kushtetuta e republikës. Mos ma bëj kokën fare ashtu, nuk ka të drejtë as policia pa lejen tonë. Kemi pavarësi nga institucionet e ekzekutimit. Po silleni edhe në mënyrë të papërgjegjshme me gjestet që jeni duke bërë", tha Bardhi. 

Pas një ndërprerje të seancës prej 5 minutash, kryeparlamentari Niko Peleshi tha se inspektimet po kryhen në përputhje me kuadrin ligjor për ndalimin e duhanpirjes në ambientet e mbyllura.

 

 

 

Të fundit