Flash News

Ditari i Opozitës

“Mos ma përmend më Rrëshenin", u sfidua të kalonte vettingun, Maliqi 'kokë më kokë' me Lleshajn: U ke dhënë vëllezërve 3 reparte ushtarake

“Mos ma përmend më Rrëshenin", u sfidua të

Deputeti Lefter Maliqi është përplasur ashpër me Lleshajn, pas akuzave që ky i fundit hodhi ndaj tij duke kërkuar kaloj vetingun dhe t’ju tregojë shqiptarëve arsyet se pse është larguar 2 herë nga policia e shtetit.

Teksa ia ka treguar sipas tij arsyet e largimit nga policia, Maliqi ka akuzuar Lleshajn se u dhënë vëllezërve 3 reparte ushtarake.

"Një me syze nuk e mposht atë që i ka sytë pishë si shqiponjë. Jam larguar nga policia e krimit dy herë pasi kam zëvendësuar një drejtor që ishte i lidhur me krimin dhe u dënua me 7 vite herën e dytë jam larguar sepse i jam futur politikës. Kur të duash herët tjetër mund t’i sjell të dyja shkresat. Jeni mirë, rrini urtë. Ju ka prishur karrigia. U ke dhënë vëllezërve 3 reparte ushtarake në Marikaj, apo në Lalëz. S'po merrem me të tuat.

Jam kërcënuar në Mirditë nga Agim Pepa dhe e arrestova. Uroj të mos kesh fatin e Sajmir Tahirit i cili të paktën është socialist", tha Maliqi.

Të fundit