Flash News

Ditari i Opozitës

“Mos ngatërroni Metën me Veliajn”, Kryemadhi flet pas daljes nga SPAK

“Mos ngatërroni Metën me Veliajn”, Kryemadhi flet pas

Pas paraqitjes së saj në SPAK, Monika Kryemadhi foli për mediat. E veshur me rroba ngjyrë lejla, si ngjyra e PS, Kryemadhi tha se kjo ishte përzgjedhje e saj e qëllimshme.

“Kam dhe thonjtë biles e kam me përzgjedhje, mavia ma ka vjedh mua ngjyrën”, tha Kryemadhi.

Ajo kërkoi që mos të ngatërrojnë Metën me Veliajn, pasi sipas saj Meta nuk flet çdo ditë me stafin e tij, siç bën Veliaj nga burgu.

“Po flisja me fëmijët e mi para se të shkoja te SPAK. Ju e dini shumë mirë që unë nuk komunikoj me zotin Meta, po zotin Meta mos e ngatërroni me Erion Veliajn që flet çdo ditë me stafin e tij dhe u përgjigjet edhe komentuesve“, tha Kryemadhi.

Të fundit