Flash News

Ditari i Opozitës

"Mos provokoni opozitën", denoncimi i Berishës: Rama ka urdhëruar Ballën të arrestojë kreun e PD të Kasharit

"Mos provokoni opozitën", denoncimi i Berishës: Rama ka

Kreu i PD, Sali Berisha denoncon nga tubimi qytetar se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ministrin e Brendshëm Balla të arrestojë kreun e PD të Kasharit. 

BerishaSot, Edi Rama ka urdhëruar Taulantin me 5 mbiemra të arrestojë kryetarin e degës së PD të zonës së Kasharit, zotin Arsen Valisi.
Paralajmëroj Ballën të lirojë menjëherë dhe të mos provokojë se absolutisht çdo ditë e tij në qeli, do jenë vite burgu për ty.
Ndaj dhe le të vazhdojmë ne, të pamposhtur në këtë betejë përcaktuese, vendimtare për fatin tonë.
Për fatin e fëmijëve tanë, për fatin e Shqipërisë.
Në qoftë se pranojmë që Bashkia e Tiranës të jetë strofulla e krimit, ku Erion Veliaj me drejtorë të vjedhë 100 përqind paratë e taksapaguesve të Tiranës.
Në qoftë se pranojmë që kryeministria të jetë strofulla e krimit, ku Edi Rama të drejtojë klanet mafioze shqiptare, në Shqipëri, Ballkan, Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme, kudo në botë.
Historia kurrë nuk do të na e falë.
Por ne jemi në këmbë për t’u përballur dhëmb për dhëmb me këto banda, me këta kriminelë.
Ne jemi në këmbë se vërtet sot i mbron Altin Zamani me mercenarët e organizatës së tij kriminale.
Por garantojmë shqiptarët se nesër, një nga një do varen në shtyllën e turpit të historisë.
Një nga një do japin llogari për çdo qindarkë që u kanë vjedhur ju.
Me gërshërët e ligjit do presim çdo lidhje kriminale të tyre.

Të fundit