Flash News

Ditari i Opozitës

“Mos të zbulohet që e ka eliminur vetë”, Berisha: Një femër e partisë di gjithçka për fatin e Martinajt

“Mos të zbulohet që e ka eliminur vetë”, Berisha:

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për “fatin” e të shumëkërkuarit të policisë, Ervis Martinajt. Berisha thotë se një grua e partisë di gjithça për zhdukjen e Martinajt.

Ai ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili thotë se Ervis Martinaj para se të zhdukej ka qenë i strehuar te një punonjëse e Bashkisë së Tiranës. Sipas qytetarit, policia është dijeni të këtij fakti, ndërsa shton se dëshmia e saj nuk po përdoret për të zbardhur ngjarjen.

Më tej, ai ngre dyshimet se partia në pushtet mund ta ketë “eleminuar” vetë Ervis Martinaj.

“Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka nje femer e partise se krimit! Policia dhe prokuroria e partise fshehin rolin e femres se partise. Qytetari dixhital ka pyetje direkte per Edi Ramen dhe rolin e tij ne zhdukjen e Ervis Martinit”, shkruan Berisha krah denoncimit të qytetarit.

Të fundit