Flash News

Ditari i Opozitës

"Mos u bëni ushtarë të Taulantit", Monika Kryemadhi përplaset me policinë: Merruni me kriminelët njëherë!

"Mos u bëni ushtarë të Taulantit", Monika Kryemadhi

Pas përfundimit të prezantimit të platformës së LSI-së në Elbasan për arsimin, Monika Kryemadhi është ndaluar nga policia, të cilët i kujtuar se nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta në bazë të protokollit anticovid.

Ata po ashtu iu kujtuan përfaqësuesve të LSI-së vendosjen e maskave, ndërsa Kryemadhi i është dejtuar dukë iu thënë të "mos bëhen ushtarë të Taulant Ballës".

"Po nuk jemi 10 veta ne këtu, jemi 7 veta. Në kafe lejohet me pi kafe, pse nuk erdhët kur ishim live. Vendosni gjobën dhe merremi në gjykatë. Merruni me bandat, kriminelët dhe me ata që përplasin makinat. Mos u bëni ushtarë, as të Taulantit as të këlyshave të Taulantit. Vazhdoni vendosni gjobat", tha Kryemadhi.

 

Të fundit