Flash News

Ditari i Opozitës

"Mos u besoni!", Berisha: Zgjedhjet në SHBA treguan se 1 mld dollarë për sondazhe ishin vetëm mashtrime

 "Mos u besoni!", Berisha: Zgjedhjet në SHBA treguan se 1 mld

Kreu i PD, Sali Berisha shprehu mosbesim ndaj sondazheve politike dhe e lidhi këtë qëndrim me zgjedhjet në SHBA, duke sugjeruar se ato janë shpesh të manipuluara për të mashtruar publikun.

Ai tha se sondazhet janë pjesë e një skeme më të gjerë për dezinformim dhe për shpëlarje truri të qytetarëve. Sipas kryedemokratit, një shembull i qartë është shpenzimi i 1 miliardë dollarëve për sondazhe në SHBA që rezultuan mashtruese, duke përmendur se sondazhet favorizonin Kamala Harris dhe nxirrnin Donald Trump si humbës.

Berisha: T’i lëmë në hapësirën e mashtrimit dhe të dezinformimit mediat e kontrolluara nga Edi Rama, të cilat i lënë opozitës më pak se 10 përqind dhe dërdëllisin gjithë ditën për Edi Ramën.
Të cilat përpiqen me çdo kusht të zbukurojnë me çdo kusht narkodiktaturën.
Përpiqen me çdo kusht të mbrojnë kriminelët e pushtetit.
Përpiqen me çdo kusht të paraqesin Shqipërinë si një vend normal, paçka se sot Shqipëria si asnjë vend tjetër në Europë ka të burgosur, në ndjekje penale liderë të tre partive kryesore opozitare, dhe sipas tyre kjo nuk është diktaturë.
O servilë, historia do u dënojë për mashtrimin që u bëni shqiptarëve.
Po në cilin vend të lirë mund të jenë të lirë 5 liderë të opozitës të burgosur me dëshmitarë të rremë dhe fallco?
Miqtë e mi, me lutjen time, sapo të shihni sondazhin e parë të tyre, kthejeni kokën.
Çfarë treguan zgjedhjet në SHBA? 1 miliard dollarë sondazhe, 1 miliard dollarë mashtrime dhe vetëm mashtrime.
Mashtrime që ngrihen gjer në nivel krimi sepse synojnë t’u shpëlajnë trurin, t’i keqorientojnë qytetarët.
Ndaj dhe po dëgjuat sondazh, menjëherë kujtoni qindra e qindra sondazhe në SHBA që nxirrnin fitimtare Kamala Harrisin dhe të humbur dhe të stërhumbur Donald Trampin.
T’i lëmë ata në mashtrimet e tyre.

Të fundit