Flash News

Ditari i Opozitës

"Mos u ngopshi!", Sula për taksimin e profesioneve të lira: S’jeni socialistë, por specialistë mashtrimi

"Mos u ngopshi!", Sula për taksimin e profesioneve të lira:

Deputeti i PD, Dashnor Sula gjate fjalës së tij nga foltorja në seancën e sotme në Kuvend ka folur për taksimin e profesioneve të lira. 

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk e ka mbajtur fjalën për disa premtime elektorale.

Sipas tij, siç nuk mbajti fjalën për legalizimet dhe shëndetësinë falas, Rama nuk mbajti fjalë as për taksim zero ndaj profesioneve të lira deri në 2029.

“Ju nuk jeni socialiste, por specialistë mashtrimi. Rama premtoi se legalizimet do ishin falas, shendetësia falas, biznesi i vogël dhe profesionet e lira deri në 2029 do taksoheshin zero. A ka garanci juridike në këtë vend? Duhet t'i përmbaheni premtimeve sepse ka planifikim ekonomik.

Ju lumtë ju ka ecur kali në urë. Kurrë mos u ngopshi me pushtet e pasuri”, tha ai.

 

 

Të fundit