Flash News

Ditari i Opozitës

Mosbindja civile, Baçi: Nuk do bllokojë qytetarët, por korrupsionin

Mosbindja civile, Baçi: Nuk do bllokojë qytetarët, por

Opozita nis sot pasdite një tjetër protestë në formën e mosbindjes civile, si një reagim i fuqishëm kundër qeverisë dhe korrupsionit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, tha në Syri TV se kjo protestë synon të sensibilizojë opinionin publik dhe të bllokojë strukturat e korrupsionit.

Sipas tij, ky veprim nuk ka për qëllim pengimin e qytetarëve, por përkundrazi, t’i japë zë kërkesave të tyre të drejta.

‘Sot do të ketë një protestë të fuqishme, një protestë të qytetarëve të lirë, jo vetëm të demokratëve të thjeshtë.

Do të jetë një protestë qytetare, një protestë sensibilizuese dhe patjetër një protestë bllokuese; bllokuese për korrupsionin, bllokuese për qeverinë. Është një sensibilizim dhe nuk ka qëllim të bllokojë ose të paralizojë qytetarët, siç shpesh herë përpiqet ta argumentojë propaganda e qeverisë.

Absolutisht, janë vetë qytetarët ata që kanë bërë një kërkesë të tillë; janë vetë qytetarët ata që do të jenë në protestë. Unë do ta quaj një bllokim të korrupsionit, një bllokim të atyre që vjedhin dhe shpërdorojnë mundin dhe djersën e qytetarëve shqiptarë, dhe jo një bllokim të qytetarëve.

Pra, është vetë kërkesa e qytetarëve; janë qytetarët ata që do t’i bashkohen protestës së Partisë Demokratike.

Në analizën që kemi bërë dhe në formën që kemi menduar për të protestuar sot, kemi pasur konsultime me qytetarë të ndryshëm, qytetarë të thjeshtë dhe opozitarë, për mënyrën se si duhet të protestojmë.’- u shpreh Baçi.

Të fundit