Flash News

Ditari i Opozitës

Mosbindja civile, Berisha: Jam këtu për të paralajmëruar, mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar

Mosbindja civile, Berisha: Jam këtu për të paralajmëruar,

Kreu i demokratëve Sali Berisha deklaroi se mosbindja civile duhet të jetë triumf i revoltës dhe zemërimit.

Berisha paralajmëroi policinë të mos prekë asnjë nga protestuesit që do të zbresin në shesh më 26 nëntor.

Berisha: Mosbindja civile e ditës së martë, marshimi në Tiranë, duhet të jetë një triumf i vërtetë i revoltës, i zemërimit, i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve në kryeqytetin e tyre.

Ndaj dhe, të nderuar drejtues politikë të qarqeve, duhet marrë çdo masë për një dyndje masive të opozitarëve në Tiranë.

Duhet të marrim çdo masë për të dëshmuar përpara shqiptarëve se ne jemi shumica, dhe jo vetëm shumica politike, por edhe shumica numerike dhe se narkodiktatura nuk ka të ardhme.

Ajo mbahet tani nga organet e dhunës.

Një një akt që më rikujton muajt e fundit të diktaturës komuniste, i ndërruan të gjithë drejtorët dhe sollën në krye të policisë banditë të damkosur, njerëz me lidhje të certifikuara, ushtarë të krimit.

Por unë jam këtu për të paralajmëruar, mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar.

Edhe njëherë, i them përfaqësuesit, bastardit të familjes Hoxha dhe përfaqësuesit të bandës së Troplinëve, mos ndërse narkobanditë kundër qytetarëve se do paguash çmimin më të shtrenjtë.

Të fundit