Flash News

Ditari i Opozitës

Mosbindja civile, reagon Berisha: Revolta tronditi deri në palcë qeverinë

Mosbindja civile, reagon Berisha: Revolta tronditi deri në palcë

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka reaguar pas protestës së thirrur dje duke bllokuar akset kryesore për 3 orë.

Në reagimin e tij, Berisha shprehet se revolta e qytetarëve tronditi deri në palcë qeverinë dhe papagajtë mediatik. Kryedemorkati shprehet se e gjithë Shqipëria ishte në duart e opozitës për 3 orë falë angazhimit të qytetarëve, për t’u ngritur kundër narko-regjimit.

“Të nderuar drejtues të qarqeve, anëtare dhe anëtare të Kryesisë së PDSH, deputetë, deputete, qeveritarë vendorë, anëtarë të Këshillit Kombëtar, kryetarë, sekretarë të degëve të PD, anëtarë dhe mbështetës të PD dhe opozitës shqiptare:

Së pari falenderoj secilin prej jush për punën tuaj serioze për organizimin dhe suksesin e mosbindjes së sotme civile. Në saj të angazhimit dhe përkushtimit tuaj për tre orë Shqipëria si asnjë herë tjetër u paralizua dhe ishte në duart e opozitës. Regjimi kishte urdhëruar narko-policinë të nxirrte dhëmbët, por vendosmëria, zemërimi dhe revolta, guximi i qendrestarëve i detyroi të mos ndërhynë. Narko-banditi i Elbasanit kishte mobilizuar banditë civilë dhe agresoi qendrestarët, arrestoi drejtues, anëtare e anëtarë të PD, por ai do marrë përgjigjen që meriton. Revolta tronditi deri në palcë qeverinë dhe papagajtë e saj të paguar mediatik. O sot, o kurrë! Është radha jonë! Është rradha jonë. Fitore!”, thotë Berisha në reagim.

Të fundit