Flash News

Ditari i Opozitës

Moszbatimi i ligjit dhe problemet në drejtësi, Zhulali: Gjetjet e raportit, të vërteta

Moszbatimi i ligjit dhe problemet në drejtësi,  Zhulali: Gjetjet e

Ambasadori i BE në Shqipëri, i dorëzoi Kryeministrit Edi Rama, progres raportin e Komisonit Europian, duke evidentuar problematika shqetësuese për korrupsionin, krimin, ndërhyrjet politike në drejtësi.

E ftuar në Task Force në SYRI TV, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare në PD, Ilda Zhulali, u shpreh se gjetjet e raportit janë të vërteta, mirëpo emri që i vendoset është ndryshe nga ajo çfarë përshkruhet.

Po ta lexosh raportin është shumë interesant, gjetjet e tij janë të vërteta, mirëpo emri që i vendoset është ndryshe nga ajo çfarë përshkruhet.

Në të gjitha gjetjet e raportit, duke filluar me çështje thelbësore, që janë të lidhura me demokracinë, zgjedhjet, me funksionimin e parlamentit është një gropë e madhe septike.

Në raport flitet për ligjin, se si nuk zbatohet ligji në Shqipëri, flitet për problemet e thella, të lidhura me policinë, se elementët kriminal janë të lidhur me policinë, për uljen e numrit e hetimit dhe zbulimit të krimeve, dhe për çudi ndodhin në vit zgjedhor.

Kur flitet për suksesin e reformës në drejtësi, në raport zbërthehen probleme akute të sistemit të drejtësisë.”

Të fundit