Flash News

Ditari i Opozitës

“M’u ul në gjunjë”, Basha -Metës: Gënjen, ai e di shumë mirë kush i kërkoi anulimin e zgjedhjeve lokale

“M’u ul në gjunjë”, Basha -Metës: Gënjen,

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta, i cili tha se kreu i PD i është ulur në gjunjë në Gjermani që të anulonte zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. 

Në një intervistë për ABC, Basha i ka cilësuar gënjeshtra këto deklarata dhe shton se Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të qershorit, por nuk u ndal në detaje.

Unë jam pyetur për episode të caktuara për Metën. Është e vërtetë e pamohueshme që e di çdokush që futja e Ilir Metës, në dy javët e fundit në fushatë elektorale, ishte një dëm i madh.

Janë mashtrime dhe gënjeshtra. Meta e di shumë mirë kush ia ka kërkuar anulimin e zgjedhjeve të qershorit.

Jam në dijeni, por është në nderin e tij të mos gënjejë dhe të thotë të vërtetën. S’jam zëdhënësi i Metës të them kush ia kërkoi… është në nderin e tij të thotë se kush ia ka kërkuar.

S’kam hapur front me Metën. Jam pyetur për episode të caktuara dhe kam thënë mendimin tim, gjërat që kam thënë me diplomaci do i them troç. Është e pamohueshme në PD dhe LSI që futja e Metës në fushatë, mënyrën si u fut në fushatë ishte shkatërrimtare për fushatën e LSI dhe me kosto për PD”, -u shpreh Basha.

 

Të fundit