Flash News

Ditari i Opozitës

Muçollari: Portet turistike po jepen me koncesion pa strategji zhvillimi

Muçollari: Portet turistike po jepen me koncesion pa strategji zhvillimi

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigel Muçollari, ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si po zhvillohet ekonomia dhe turizmi në Shqipëri, duke vënë në fokus edhe projektet për ndërtimin dhe dhënien me koncesion të porteve turistike.

I ftuar në Syri Tv, Muçollari tha se ndërtimi i porteve duhet të jetë pjesë e një strategjie të mirëfilltë zhvillimi turistik, si në vendet e tjera.

Duke iu referuar projekteve infrastrukturore, ai ngriti pikëpyetje mbi prioritetet e investimeve publike dhe koncesioneve në sektorin e porteve turistike.

“Ne japim porte si pasojë e një strategjie të caktuar, ti ndërton më shumë porte, si pasojë e një strategjie për të zhvilluar turizmin. Ky është koncepti që çdo vend, domethënë bën investime të caktuara, duke e dhënë koncesionin, duke e ndërtuar vetë, por arsyeja kryesore është të zhvillojë turizmin. Paratë e turistëve që vijnë të shpenzojnë në Shqipëri, nuk ngelin në Shqipëri. Pikërisht sepse mungon zinxhiri për të shpërndarë këtë paranë e turistit që vjen. Sot qeveria ka degraduar në të gjitha nivelet në korrupsion dhe kush e kush të marrë më shumë pjesë të partisë, të bëjë më shumë para, të japë më shumë tenderime, kush e kush të jetë më afër kryeministrit në mënyrë që ai t'i japë koncesion më shumë dhe të bëhet i pasur. Ky është degradimi i qeverisjes. Pse duhet t’i kanalizojmë tek portet apo koncesionet e porteve, nëse kjo thellon krizën ekonomike?”, tha Muçollari.

Të fundit