Flash News
Aksident tragjik në Berat, humb jetën një 30-vjeçare, shpëton fëmija i saj 2-vjeçar
Itali, 13-vjeçarja shqiptare humb jetën pas një aksidenti të rëndë
Berisha vlerëson Ilir Ikonomin dhe Beqir Sinën: Zëri i Amerikës i rezistoi edhe censurofilisë së çmendur të viteve të fundit
Rekurs në Gjykatën e Lartë, Meta kërkon lirimin nga qelia
Vranë dhe grabitën 89-vjeçarin, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim tre autorët
Pse Erion Veliaj është mbi ligjin dhe vijon të ketë privilegje nga ‘kolegët’ e tij të SPAK?
Anëtari i Kryesisë në PD, Grigels Muçollari ka dalë në një deklaratë për media nga bashkia e Tiranës.
Muçollari tregoi arsyet se pse Erion Veliaj është mbi ligjin dhe ka privilegje nga “kolegët” e tij. Demokrati theksoi se mbi Veliajn rëndojnë 4 akuza të rënda.
“Tek kjo derë këtu hyn çdo ditë dhe ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë më të madhe në vend, merr vendime, firmos e vulos, një person nën hetim për: korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.
Akuza shumë të rënda, për të cilat kolegët e tij në SPAK thanë se kanë të dhëna konkrete, në një deklaratë publike.
Prapë, ky njeri, Erion Veliaj, që duhej të kishte dhënë dorëheqjen e të ishte atje ku e kanë vendin keqbërësit, vjen si edhe sot në zyrën ku ka konsumuar këto 4 vepra penale, duke fyer qytetarët e Tiranës, ligjin, dhe çdo normë e standard moral.
Erion Veliaj nuk paraqitet këtu për të shërbyer. Ai vazhdon ta mbajë këtë pushtet për të ndikuar drejtësinë, për të prishur provat, për të ushqyer luftën politike e mediatike me privilegjet që ndan për ata që shkrehin armët për interesat e tij.
Kjo shkelje e rëndë, kjo anomali po ndodh çdo ditë në mes të Tiranës, në sytë e të gjithëve.
Pyetja që kanë njerëzit sot, taksapaguesit dhe banorët e qytetit, është: Pse Erion Veliaj është mbi ligjin? Pse me këto 4 akuza të rënda ai vijon të ketë privilegje?
Ne kërkojmë drejtësi dhe do ta kërkojmë dhe nesër duke u mbledhur sërish në këtë shesh deri në rivendosjen e rendit moral të shoqërisë!”, deklaroi Muçollari.