Flash News

Ditari i Opozitës

Muçollari: Qëllimi i qeverisë është të kufizojë mjetet e opozitës për të transmetuar të vërtetën

Muçollari: Qëllimi i qeverisë është të

Opozita ka denoncuar ashpër vendimin e qeverisë, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj lirisë së shprehjes dhe demokracisë.

Sipas Partisë Demokratike, kjo është një përpjekje e qartë për të mbyllur kanalet e informacionit të pavarur në prag të zgjedhjeve.

 Kandidati për deputet, Grigels Muçollari, në një intervistë për Syri TV, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën.

 Ai e ka quajtur këtë akt të paligjshëm dhe të palogjikshëm, duke e konsideruar si një veprim që shërben vetëm për të mbrojtur pushtetin.

 

Muçollari: Pa diskutim që është një protestë për mungesën e lirisë së shprehjes, për mungesën e fjalës së lirë, për censurën që po vendoset mbi një rrjet i cili deri më tani ishte i pacensuruar, dhe në kuadër të zgjedhjeve qeveria nxjerr një akt të paligjshëm, të palogjikshëm, që nuk përmban pjesë e asnjë standardi demokracie dhe mbyll një rrjet social i cili mund të ishte fatal për pushtetin, pasi e transmetonte të vërtetën ashtu siç është dhe jo nën dhunën e propagandës.

Kjo është një protestë e fokusuar te liria e shprehjes, e fokusuar te mbrojtja e demokracisë.

Nga njëri krah jemi në gjuhën e dhunës së propagandës, që do të thotë se pjesa kryesore e mediave, tashmë të kontrolluara, vazhdojnë dhe çdo gjë që bën kryeministri, edhe podkastet, madje edhe fotot kur del rrugëve, transmetohet dhe mbahet në një linjë të caktuar, të dirigjuar nga Kryeministria dhe nga PR-i i Kryeministrisë.

 

Një ngjarje tragjike po keqpërdoret për qëllime elektorale. Qëllimi është një dhe i vetëm: të kufizojë mjetet e opozitës për të përcjellë të vërtetën, për të përcjellë fjalën e saj.

 

Të fundit