Flash News

Ditari i Opozitës

Muçollari takim me degën 7 në Tiranë: Ndryshimi po vjen, demokratët kudo në terren

Muçollari takim me degën 7 në Tiranë: Ndryshimi po vjen,

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, u ka bërë thirrje demokratëve për angazhim maksimal.

Gjatë një takimi me strukturat e degës 7 në Tiranë, në prani të Belind Këlliçit dhe Klevis Balliut, ai ka theksuar rëndësinë e mobilizimit për marshimin e 23 dhjetorit dhe betejën elektorale që afron.

Muçollari ka vlerësuar rolin e demokratëve në shpërndarjen e mesazhit të ndryshimit dhe në angazhimin me qytetarët.

POSTIMI I PLOTË:

Me Belindin dhe Klevisin, në takim me strukturat dhe demokratët e degës 7 në Tiranë, në një mobilizim të fuqishëm për aksionet e afërta siç është marshimi i ditës së hënë me 23 Dhjetor, dhe për betejën e përditshme për zgjedhjet që po vijnë.

 Demokratët janë prezent kudo, takohen me qytetarët dhe përhapin mesazhin e ndryshimit që po vjen.

Zgjedhjet e lira e të ndershme do të sjellin zgjidhjen që meritojnë të gjithë, të rinjtë e të rejat, familjarët, pensionistët, profesionistët, njerëzit në nevojë.

 Dhe ne do të qendrojmë me gjithë forcën tonë, për zgjedhje të lira e të ndershme.

Të fundit