Flash News

Ditari i Opozitës

"Mund të ketë përplasje", Këlliçi zbulon detaje nga skenari i protestës së 23 dhjetorit

"Mund të ketë përplasje", Këlliçi zbulon

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka zbuluar detaje nga skenari që parashikohet nga protesta e 23 dhjetorit.

I ftuar në News24, ai tha se pritet të bllokohen disa rrugë dhe se risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kreut demokrat, Sali Berisha, i cili u mbajt në arrest shtëpie për 333 ditë. 

Këlliçi paralajmëroi se mund të ketë përplasje në këtë protestë. 

"Risi do të jetë prezenca e zotit Berisha pas arrestit shtëpiak për 333 ditë pa asnjë provë dhe akuzë. Gjasat janë që sërish të kemi skenarë për përballje dhe përplasje", u shpreh Këlliçi . 

Të fundit