Flash News

Ditari i Opozitës

Mundi Bashën në zgjedhjet e 6 marsit, Berisha: Brava, demokrati i vetëm që ndihet se nuk ka humbur

Mundi Bashën në zgjedhjet e 6 marsit, Berisha: Brava, demokrati i

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat në oborrin e Kuvendit pak para nisjes së seancës plenare, pas përfundimit të numërimit të kutive në 6 bashkitë e vendit, në sajë të zgjedhjeve të pjesshme të mbajtura një ditë më parë.

Ndërsa koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ fitoi bashkinë e Shkodrës, PS mori pesë bashkitë e tjera, kurse kandidatët e Lulzim Bashës u renditën të tretët veç Bashkisë së Rrogozhinës.

Sipas Berishës, rezultati u arrit në kushte të vështira pasi PD u përball jo vetëm me Edi Ramën por edhe me Lulzim Bashën, që sipas tij është i vetmi demokrat që sot ndihet se nuk humbet dhe nuk ka humbur

Shkodra është simbol i frymëzimit të popullit opozitar sot. Mbetet e pamposhtur në vizionin e saj perëndimor dhe kombëtar. Falenderoj të gjithë ata demokratë dhe anëtarë të partive aleate LSI dhe PDK që u angazhuan në këtë fushatë për kandidatët tanë që përfaqësuan ‘Shtëpinë e Lirisë’. Mirënjohje kam për numëruesit. Rezultati u arrit në kushte më të jashtëzakonshme pasi PD u përball në këto zgjedhje jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me patericën e tij, shtojcën e tij, Lulzim Bravën i cili sot është demokrati i vetëm në vend që ndihet se nuk humbet dhe nuk ka humbur.

I ka dhënë një zgjidhej problemin duke shpallur cdo humbje në mos fitore të paktën jo humbje. Këto zgjedhje janë kushtrimi më i fuqishëm për cdo demokrat që të bashkohemi. Populli opozitar votoi opozitën e vërtetë. Të bashkohemi rreth PD së rithemeluar e fitoren e SHkodrës ta shtrijmë në mbarë vendin. Në vijim do njiheni me hapat tonë”, u shpreh Berisha.

Të fundit