Flash News

Ditari i Opozitës

Mungesa e rritjes së pensioneve, Bardhi: Rama e përdor si mashtrim për vota në çdo fushatë

Mungesa e rritjes së pensioneve, Bardhi: Rama e përdor si mashtrim

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike  Gazment Bardhi, risolli në vëmendje propozimin e tij ligjor të Marsit 2024, për të garantuar brenda vitit të parë një pension minimal jo më të ulët se 200 euro.

Bardhi shkruan se rritja pensioneve duhet të bëhet me çdo çmim dhe me çdo kosto dhe duhet të jetë zotim absolut i Partisë Demokratike.

Postimi i plote i Gazment Bardhit:

Rritja e pensioneve është premtim- mashtrim i çdo fushate të Edi Ramës, që ripërsërit veten sa herë i duhet votat dhe tallet prej 12 vitesh me shtresën që meriton më shumë respekt!

Rritja e pensioneve duhet të jetë zotimi absolut i PD dhe të garantojë që brenda vitit të parë të qeverisjes të mos ketë pension më të ulët se 200 euro dhe të sigurojë me ligj detyrimin për rritje të mëtejshme çdo vit në mënyrë progresive, që pensioni minimal të arrij jo më pak se 300 euro brenda një kohe të arsyeshme. Rritja e pensionit minimal sjell në mënyrë progresive rritjen e masës së pensionit për çdo pensionist.

KJO DUHET TË BËHET ME ÇDO ÇMIM DHE ME ÇDO KOSTO. ASKUSH NUK MERITON MË SHUMË RESPEKT PËR SAKRIFICËN DHE PUNËN E TYRE SESA PENSIONISTËT TANË!

Mungesa e rritjes së pensioneve, Bardhi: Rama e përdor si mashtrimMungesa e rritjes së pensioneve, Bardhi: Rama e përdor si mashtrim

Të fundit