Flash News

Ditari i Opozitës

"Mungesë e theksuar të barnave anti-Covid", Basha takim me Urdhërin e Farmacistit: Do bëjmë gjithçka që t'iu përfshijmë në reformën e shëndetësisë

"Mungesë e theksuar të barnave anti-Covid", Basha takim me
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me drejtues të Urdhrit të Farmacistëve në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Basha vuri në dukje mungesën e theksuar të ilaçeve që mund të trajtojnë të infektuarit me COVID, për t’iu lehtësuar simptomat.

Duke shprehur mbështetjen për farmacistët, kryedemokrati tha se ndaj tyre hidhen akuza të pabaza, teksa tendera sekretë për maskat blihen me dyfishin e çmimit.

"Qeveria po mundohet të gjejë fajtorë për situatën. Janë hedhur akuza ndaj farmacistëve, ndërkohë që ka skandale, si ai me tenderin e maskave, ku një maskë blihej me tenderin sekret me çmim dyfish nga qeveria. Shqetësimi kryesor është se njerëzit kanë kërkuar e marrë trajtim, por trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme, që fillon minimalisht me 200 mijë lekë dhe shkon deri në 1200 mijë lekë të vjetra për pacientë.

Ka alarm për mungesën e barnave të rimbursueshme. Vetëm një paketë e vogël e trajtimit rimbursohet, një sasi e papërfillshme, e një prej antibiotikëve, ndërkohë që pjesa tjetër e paketës as nuk preket e konsiderohet për rimbursim. Mesatarisht paketa shkon 600 mijë lekë për pacientë, një shumë kjo e papërballueshme. I bie 80% e rrogës minimale dhe shumë më shumë se pensioni në vend.

Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxhes, njerëzit po marrin barna me lista. Marrja e barnave me listë po shndërrohet në këtë dukuri normale”, tha Basha.

Më tej, kryedemokrati premtoi se në reformën shëndetësore që do të ndërmerret nga PD-së me ardhjen në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit do të përfshihen edhe farmacistët.

“Do bëjmë gjithçka për tju mbështetur në këtë kohë të vështirë. Kemi bërë thirrje për blerjen e dozave të vaksinave për gripin stinor. Do të bëjmë gjithçka që në reformën tërësore të sistemit shëndetësor farmacistët shqiptarë do të gjejnë veten”, shtoi Basha.

Të fundit