Flash News

Ditari i Opozitës

Mungoi në Forumin e Davosit, Berisha: Rama ishte bërë gati, por Trump nuk e donte atje

Mungoi në Forumin e Davosit, Berisha: Rama ishte bërë gati, por

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sërish mungesën e kryeministrit Edi Rama në Forumin e Davosit, duke u shprehur se kjo ka ardhur pasi presidneti amerikan, Donald Trump nuk e ka dashur të ishte atje.

I ftuar në Opinion, Berisha u shpreh se Rama ishte bërë gati të shkonte në Davos pas darkës me Ivanka Trump në Vlorë, e cila ka mbërritur në Shqipëri që prej dy ditësh, por udhëtimi është anuluar në mënyrë të papritur.

Ai darkonte me zonjën Kushner dhe do merrte avionin. Për një orë e gjysmë do shkonte në Davos”, tha ai, ndërsa shtoi se udhëtimi është anuluar, pasi Trump nuk donte që Rama të ishte në Davos.

Armiku numër një i shqiptarëve është Edi Rama. Ndodhi diçka e papritur, sepse Rama ishte bërë gati të shkonte në Davos. Ai darkonte me zonjën Kushner dhe do merrte avionin. Për një orë e gjysmë do shkonte në Davos. Por, besoj se Trump nuk donte që Rama të ishte në Davos”, tha Berisha.

Kujtojmë se vetë Rama deklaroi sot në Kuvend se prania e Ivanka Trump në Shqipëri ishte edhe arsyeja se pse ai nuk ishte i pranishëm në Forumin e Davos, ku Presidenti Trump nënshkroi edhe krijimin e “Bordit të Paqes”.

 

 

 

Të fundit