Flash News

Ditari i Opozitës

Mungoi në hapjen e fushatës së PD, Kryemadhi: Aktivitet simbolik, puna ka nisur me djegien e mandateve

Mungoi në hapjen e fushatës së PD, Kryemadhi: Aktivitet simbolik,
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur për mungesën e saj apo të përfaqësuesëve të tjerë të LSI-së në aktivitetin që zhvilloi PD për hapjen e fushatës.

Ajo tha se nuk mori pjesë, pasi ishte prezantimi i kandidatëve të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ndryshim. Gjithashtu shtoi se fushata do vijojë individualisht, duke theksuar se njerëzit e PD dhe LSI që janë në terren, komunikojnë vazhdimisht.

Kryemadhi u shpreh për "Abc news" se fushata e opozitës ka nisur me djegien e mandateve.

"Dua të theksoj që mitingu sepse e pata dhe një debat me disa gazetarë të tjerë ai ishte mitingu i prezantimit të kandidatëve të PD dhe të aleancës së tyre ndërkohë që ka akoma dhe 29 ditë që na ndajnë, do të vazhdojmë akoma secili në axhendat tona politike individuale por ndërkohë që njerëzit në terren qoftë të LSI, PD apo AN janë në kontakt me njëri tjetrin. Unë mendoj që ajo ishte një aktivitet simbolik i PD sepse gjëja kryesore që është sot është që fushata e opozitës ka nisur që në momentin që ne kemi djegur mandatet", tha ajo.

Të fundit