Flash News

Ditari i Opozitës

Murrizi: 30 deputetë kanë qenë spiunë, nuk do votojnë për hapjen e dosjeve

Murrizi: 30 deputetë kanë qenë spiunë, nuk do votojnë

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi deklaron se 32 deputetë kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

Këtë e tha në një intervistë për Euronews Albania, kur u pyet për nismën e marrë nga PS për hapjen e dosjeve.

“Ça fitojmë ne me hapjen e dosjes? Ne i dimë kush janë spiunët. Ata duhet të shporren nga administrata.

Gjithë sistemi i drejtësisë komandohet sot, nga shkolla e magjistraturës, Gjykata e lartë , KLGJ  nga ish gjyqtarë e prokurorë që u kanë shkulur thonjtë njerëzve me tortura. Ky është një amoralitet i dukshëm i kësaj klase politike. Pse i kanë lejuar? Sepse ka brenda spiunë. Sot që flasim janë 30 deputetë spiunë. Do i shihni te votimet. Ata që janë spiunë nuk do e votojnë ligjin e spiunëve”-theksoi Murrizi.

Të fundit