Flash News

Ditari i Opozitës

Murrizi në ‘Politiko’: Presidenti i ri të mos jetë spiun i sigurimit

Murrizi në ‘Politiko’: Presidenti i ri të mos jetë

Ish deputeti i PD, Myslim Murrizi shprehet i bindur se kryeministri Edi Rama e ka zgjedhur tashmë emrin për presidentin e ri të vendit.

I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Murrizi thotë se emri i ri do dëshironte të mos jetë ish spiun i sigurimit dhe të ishte një person që vjen nga burgjet e politikës.

Murrizi: Nuk e shoh seriozisht ftesën e PS. Kur ka 77 vota legal, e duke njohur mënyrën si ka funksionuar Rama në 9 vite në pushtet, e ka qerren në asfalt.

Do doja të mos ishte spiun i sigurimit të shtetit, mirë do ishte dikush që vinte nga burgjet e politikës. Shpirtërisht vij nga anti-komunizmi.

Të mos e lidh asgjë me strukturat ’45-90.  Rama e ka përcaktuar, e ka pjekur nuk e ka në furrë. Është lojë, karrem.

Të fundit