Flash News

Ditari i Opozitës

Murrizi: Po fusni në Gjykatën Kushtetuese njerëzit tuaj

Murrizi: Po fusni në Gjykatën Kushtetuese njerëzit tuaj

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi, në fjalën e mbajtur në parlament për projektvendimin “Për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese", ka reaguar ashpër, pasi në listën nga KED është vetëm një kandidat.

Murrizi deklaroi se kjo ndodh pasi pasi në Gjykatë Kushtetuese po hyjnë njerëz që kanë lidhje me pushtetin dhe se dosjet e bujshme janë duke fjetur e me ta nuk po merret njeri.

 “Të ngarkosh SPAK-un me krime imagjinare, me dosje që i ka dhe i ka përcjellë në Prokuroritë e rretheve, i ka nxjerrë jashtë kompetencës, i bie që SPAK të mos merret me deputetët, me kryetarët e bashkive, drejtorët, për të cilët u votua.

Nuk votoj kundër Kushtetutës me porosi të ambasadorëve, se duan ndërkombëtarët. Na keni sjellë disa emra që janë të afërt me njerëz në pushtet. Nuk votoj çdo paçavure, pse thotë edhe një filan a fistek i huaj. Po bëni Gjykatë Kushtetutese me njerëzit tuaj”, tha Murrizi.

Të fundit