Flash News

Ditari i Opozitës

Murrizi: SPAK i ka ‘shitur shpirtin dreqit’, brenda ka dy-tre spiunë

Murrizi: SPAK i ka ‘shitur shpirtin dreqit’, brenda ka dy-tre

Ish-deputeti Myslim Murrizi deklaron se ka bashkëpunëtorë të sigurimit brenda në SPAK.

Duke folur në një intervistë për Ora News, Murrizi tha se SPAK nuk duhet të ndjekë lajmet, por të merret me qeverinë dhe ata që kanë vjedh paratë, ndërsa shtoi se spiun ka qenë edhe gjyqtari Ardian Dvorani.  

“Unë nuk besoj që SPAK ka detyrë funksionale që të ndjekë lajmet dhe të shikojë se kush është spiun, sepse nja dy tre spiun janë edhe brenda në SPAK. Nëse ky ligj do të funksionojë do shihni se aty në SPAK ka njerëz që i kanë shit shpirtin dreqin më keq se sa kjo.

Pse s’i çon i shkresë si media, kush është A.D, kampioni I drejtësisë, ka qenë spiun Dvorani.

Pse nuk pyesni kush është Gj.SH, por merreni vetëm me I.M. SPAK mos të tallet me shqiptarët por të merren me qeverinë, me ata që kanë marrë paratë. Këta nuk kanë punë me lajmet, nëse këta ndjekin lajmet se thonë kur po na del emri jonë, ky nuk është faji ynë”, tha Murrizi. 

Të fundit