Flash News

Ditari i Opozitës

Murrizi: SPAK të hetojë korrupsionin në institucione, t'i lërë gjobat e biçikletave

Murrizi: SPAK të hetojë korrupsionin në institucione, t'i

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslym Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuvend, u shpreh se OFL-ja gjatë një viti punë nuk bëri asgjë. Sipas tij, ndër të tjera, OFL duhet të hetonte të gjithë ato që nuk justifikojnë me pagën e tyre, as kostumet qe mbajnë veshur.

Ndër të tjera, Murrizi u ndal edhe tek SPAK, duke thënë se është institucioni përgjegjës që duhet të hetojë korrupsionin dhe jo të merret me gjobat e rrugëve dhe kush e mban apo jo maskën.

“Çfarë bëri OFL në një vit,OFL duhet të jetë për këto që kanë qenë këtu për ato që kanë qenë para atyre dhe këto pas meje. OFL duhet të rrethonte me tel me gjemba rezidencat para dhe pas tegut në Palasë e kudo. OFL duhet të jetë për ato që nuk justifikojnë me pagën e tyre as një nga kostumet e tyre. Unë jam dakord që SPAK të bëhet me 50 prokurorë, do të isha dakord që të ftoja prokurorin e përgjithshëm Olsi Çelën që të sillte ndryshimin për ligjin e SPAK. SPAK duhet të hetojë, ministrat, drejtorët e përgjithshëm, presidentin, 140 pjesëtarët e kuvendit, jo të merret me gjobën e biçikletave dhe të mushkave të merret SPAK me e vuri se vuri maskën. SPAK duhet të ketë 50 prokurorë jashtë çdo lidhje me politikën.

25 prilli është thirrje për çdo shqiptar që të ndërshkojë çdo figurë të zhytur në këto 30 vite. Të ndëshkojnë me votë çdo anëtar të pistë të këtij teatri. Ka dy kryetarë bashkish që zihen në distancë, dhe ndajnë me të njëjtët individë 700  milionë euro nga taksat e qytetarëve, këto janë debatet e pisët të kësaj salle”, ka thënë Murrizi

Të fundit