Flash News

Ditari i Opozitës

"Rama blen vota, blen dhe njerëz", Mziu: Largimet nga opozita për interesa personale

"Rama blen vota, blen dhe njerëz", Mziu: Largimet nga opozita

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka komentuar largimet e fundit nga radhët e opozitës, duke i cilësuar si veprime të diktuara nga interesa personale dhe jo nga bindje politike.

I ftuar në A2 CNN, Mziu u shpreh se “ata që po kalojnë në kampin e majtë nuk e bëjnë këtë për ideal, por për përfitime të ngushta personale”.

Nuk janë larguar sepse nuk e gjejnë më veten te Partia Demokratike, por sepse ndjekin interesin e tyre. Nga ana tjetër kemi një kryeministër që nuk heq dorë nga zakoni për të blerë blen vota, blen njerëz. Ai po përdor këto figura për të dhënë mesazhin se demokratët duan të jenë pjesë e pushtetit”, deklaroi Mziu.
Deputeti demokrat shtoi se këto lëvizje nuk dëmtojnë imazhin e opozitës, e cila sipas tij mbetet e fokusuar tek denoncimi i korrupsionit, krimit dhe keqqeverisjes që, siç tha, ka përfshirë vendin.

“Qëllimi ynë është të ekspozojmë çdo abuzim të pushtetit dhe t’i tregojmë qytetarëve se Shqipëria nuk mund të ecë përpara me këtë model qeverisës”, përfundoi Mziu.

Të fundit