Flash News

Ditari i Opozitës

Mziu: Shumë prej kandidatëve të primareve i mbështet edhe grupi i Alibeajt

Mziu: Shumë prej kandidatëve të primareve i mbështet edhe

Xhelal Mziu, deputeti që bashkoi demokratën në një drekë me rastin e festave të funditvitit, deklaroi se edhe deputetë të grupit të Alibeajt i mbështesin kandidatët e primareve.

Mziu tha për ‘A2 CNN’, se në komunikimet që ai ka pasur me përfaqësues të grupit të Alibeajt, se ata janë dakord me një pjesë të konsiderueshme të kandidatëve të dalë nga primaret, por shtoi se ka disa emra të tjerë, që mund ta përfaqësonin denjësisht PD-në në zgjedhje.

“Edhe në komunikimin që unë bëj me grupimin e z. Alibeaj, edhe ata janë dakord me një pjesë të konsiderueshme të kandidatëve që mund të përfaqësojnë të gjithë PD-në, apo opozitën e bashkuar, por ndërkohë ka edhe disa kandidatë të tjerë, të cilët nuk janë pjesë e konkurrimit, por që mund të na përfaqësojnë denjësisht.

Në të gjitha komunikimet që ne bëjmë, janë të gatshëm për të gjetur këtë lloj modaliteti bashkëpunimi, që në disa bashki të përdoret ose instrumenti i sondazhit, ose i opinionit që jo vetëm të jenë të përfaqësuar thjesht për të pasur një emër, por persona, të cilët sot mundet të jenë të propozuar apo të papropozuar, ose që s’kanë marrë pjesë në Foltore, eksponentë ose politikë, ose publikë, të cilët realisht e maksimalizojnë votën, që kanë aksione më të mëdha. Janë të identifikuara pak a shumë se kush mund të jenë ato zona, por besoj që muaji janar do të jetë objekt bisede për të konkluduar te këta persona që mund të jenë kandidatët e përbashkët për datën 14 maj”, tha ai.

 

Të fundit