Flash News

Ditari i Opozitës

“Na detyrojnë të shkojmë në punë në datën 7”/ Boçi nxjerr mesazhin e mësueses: Tmerri i protestës!

“Na detyrojnë të shkojmë në punë në

Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama është trembur nga protesta e 7 korrikut. Nënkryetari Luçioano Boçi ka nxjerrë mesazhin e një mësuese, që thotë se edhe pse pushimet kanë nisur, po detyrohen të shkojnë në shkollë dhe se në datën 7 duhet të jenë në punë.

Numri dy i PD-së thotë se asnjë nuk mund ta pengojë protestën e 7 korrikut dhe pjesmarrjen masive. Boçi shton se të gjithë mësuesit dhe qytetarët do të jenë në shesh kundër qeverisë Rama.

“Rama e di mire se ç’domethënë protesta e 7 Korrikut. Tmerri e paniku ndaj saj është i prekshëm. Për ta penguar atë ai nuk përdor thjesht ndryshimin gënjeshtar ditor të çmimit të karburantit.

Ai e di që joshja nuk mjafton. Ndaj është sulur me hordhinë e tij me bllokime e kërcënime. Këtë po bën me mësuesit.

Megjithëse zyrtarisht ata janë me pushime urdhërohen nga drejtuesit të paraqiten me forcë në shkollë, kundër çdo ligji e kodi dhe sidomos të jenë prezent në datën 7 Korrik”, shkruan Boçi.

“Na detyrojnë të shkojmë në punë në

Të fundit