Flash News

Ditari i Opozitës

"Na dilte ndonjë socialist që grricej", Kryemadhi: Kjo është arsyeja që vendosa të kandidojë në Fier

"Na dilte ndonjë socialist që grricej", Kryemadhi: Kjo
Kryemadhi në Fier

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në Mbrostar të Fierit. Ajo tha se kishte hasur shumë socialistë të zhgënjyer.

"Ne sot kemi ardhur që në orët e para të mëngjesit këtu në Mbrostar. Edhe pse njerëzit janë në angazhimet e tyre të përditshme, mikpritja ka qenë e jashtëzakonshme. Në dhjetë shtëpi na dilte ndonjë socialist që grricej për hir të së vërtetës", tha Kryemadhi.

Kjo e fundit tha se qeveria aktuale nuk i ka mbështetur banorët e kësaj zonë. Kryemadhi shtoi se kjo është edhe arsyeja pse ka vendosur të kandidojë në Fier, duke theksuar se LSI ka disa angazhime që do t'i përmbushë në këtë qark.

"Ne sot jemi në një nga pikat e Mbrostarit, jemi në Mbrostar-Urë, ku dua të theksoj që angazhimi juaj e ka bërë LSI-në jo në detyrime të jashtëzakonshme, por mbi të gjitha kemi edhe disa angazhime që ne duhet ti çojmë deri në fund, jo vetëm për Komunën e Mbrostarit, por edhe për të gjithë Fierin, duke vazhduar dhe duke e pasur pikën time të parën të kontaktit me të gjithë ju, që nga protesta. Dhe aty kam vendosur që të kandidoj në Fier, pasi ka qenë një padrejtësi që i është bërë komunës suaj, ka qenë një padrejtësi ndaj këtyre qytetarëve", u shpreh ajo.

Të fundit