Flash News

Ditari i Opozitës

“Na hapët barkun”, Murrizi: Me çantë 6 mijë euro në krah dhe bëni si bamirës, ku i gjetët lekët?

“Na hapët barkun”, Murrizi: Me çantë 6 mijë
Deputeti Myslim Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi ka ashpërsuar tonet gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit. Ai kërkoi nga ILDKPI të bëjë publike deklarimet e pausurisë të bëra nga deputetët në sallë.

Murrizi thotë se krerët e mazhoranës apo të PS po bëjnë si bamirës të mëdhenj, ndërkohë që janë shqiptarët që paguajnë për investimet e tyre. Referuar inaugurimeve të bëra së fundmi dhe veshjeve të shtrenjta, ai ngre pyetjen se ku i kanë gjetur deputet e mazhorancës paratë.

”Me njëri tjetrin keni luajtur kungulleshkash. Na hapët barku. Nga i gjetët paratë ju? Na hapët barkun, se ju sheh në TV vara vinga, tre katër me FB live.

Pse paratë tuaja janë këto? 4 miliardë euro derdhin shqiptarët indirekt, dhe bizneset direkt në arkën e shtetit. Ju bamirës të mëdhenj, inspektoni tunele. Ju me çantë 6 mijë euro në krah, dhe deklaron të ardhura 2 milion lekë, ku i gjetët ju lekët?

Kush jeni ju trashëgimtarët e Rockfellet? Apo nipërit e Berluskonit? I bëjnë shqiptarët ato, që paguajnë kudo që blenë. Që paguajnë çmimet më të larta në Europë, se në rajon po e po.

Bëni sikur po bëni bamirësi me paratë ë shqitparëve, aeroporte, rrugë, Lungomar e Lungomare. Ftoni ILDKPI t’ju bëjë publike pasuritë. Nëse mua më dalin më shumë se ato që kam deklaruar, ja bëj hallall atyre të varfërve, e jo shpirtzinjve” tha Murrizi.

Të fundit