Flash News

Ditari i Opozitës

"Na ndihmoni sa nuk është vonë", Gjekmarkaj publikon shqetësimin e banorëve të Shëngjinit

"Na ndihmoni sa nuk është vonë", Gjekmarkaj publikon

Kandidati i PD-së për deputet në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka publikuar sot një thirrje publike, siç e quan ai, të banorëve të Shëngjinit.

Shqetësimi i banorëve ka të bëjë me godinën e shkollës që po ndërtohet, që sipas tyre nuk përmbush standardet. Sipas banorit që ka bërë denoncimin, me atë lloj ndërtimi do vuajnë breza të tërë, pasi sipas tij, godina do ketë probleme dhe me lagështirën.

“Thirrje publike nga banorë të Shëngjinit!

Në qytetin e Shëngjinit po ndërtohet nga bashkia Lezhë një shkollë e shumë mirëpritur për vite të tëra. Ishte e pa përshtatshme për misionin e shenjtë të saj, por kjo që po ngrihet për ne qytetarët e këtij qyteti nuk është ashtu si e kërkon koha. Pa oborr, ndonëse ishte një i përmasave te vogla. Pa garazhde makinash, apo ajo që është më e rëndësishmja niveli i lartësisë, është aq sa i shkollës ekzistuese. Sa nuk është vonë na ndihmoni e mos e lejoni ketë veprim. Do vuajnë breza të tërë këtë lloj ndërtimi që do ketë probleme edhe nga lagështira. Me respekt, banorët e Shëngjinit”, shkruan Gjekmarkaj në një postim në rrjetet sociale.

Të fundit