Flash News

Ditari i Opozitës

"Na qepen dhe duan peshk" Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Do digjet në fund në tiganin e shqiptarëve!

"Na qepen dhe duan peshk" Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Do

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur sulmeve të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit tha nga Fraka se "Në këtë pikë, ne socialistët dhe ju demokratët kemi të njëjtin hall me këta të tiganit, na bashkon halli. O juve o neve, na qepen me tigan në dorë dhe duan peshk."

Gjatë një takimi me të rinjtë, Kryemadhi tha se Rama, me zullumet që vazhdon të bëjë, do të digjet në fund në tiganin e shqiptarëve.

“Edi Rama të vazhdojë me këto zullume që bën. Le të vazhdojë, se te tigani i shqiptarëve do digjet. I kemi shumë të mirë të rinjtë dhe gjimnazistët e Tiranës" u shpreh Kryemadhi.

Të fundit