Flash News

Ditari i Opozitës

Nafta kap shifrën rekord, Berisha: Abuzim dhe vjedhje nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste

Nafta kap shifrën rekord, Berisha: Abuzim dhe vjedhje nëpërmjet

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson vjedhje dhe abuzim vendim e Bordit të Transparencës, që sipas tij kanë mendësi komuniste.

Sipas Berishës, çmimi i naftës në rajon ka një diference të madhe me Shqipërinë dhe sipas Berishës qeveria është përgjegjëse për këtë.

Reagimi i plotë:

Nafta arrinë në 265 lekë për litër.

Rritje tjetër stratosferike e çmimit të naftes.

Bordi komunist i Edi Ramës nuk ka të ndaluar!

Çmimi i naftës shënon sot një tjetër rekord. 265 lekë për litër do të paguajnë shqiptarët duke nisur prej ditës së sotme. Çmenduri! Abuzim! Vjedhje!

Krye-hajduti ka vendosur të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosferë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste. Me naftën po bëhej një abuzim i tejskajshëm në vend. Edhe pa krijimin e bordeve situata ishte alarmante, por u zhyt edhe më thellë që në momentin e krijimit të bordeve të vjedhjes.

Çmimi i naftës në rajon ka një diference të madhe me Shqipërinë, e faji këtu është kryekëput i qeverisë dhe Edi Ramës. Masa të menjëhershme duhen ndërmarrë ose çmenduria e këtij njeriu do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar.   

Të fundit