Flash News

Ditari i Opozitës

Nafta kontrabandë, deputeti: Kush janë porositësit? Të gjendet kush jep garanci

Nafta kontrabandë, deputeti: Kush janë porositësit? Të

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me kapjen e 62 mijë litra naftë kontrabandë në dy peshkarexha.

Teksa ka theksuar se në vend po kapet vazhdimisht naftë kontrabandë, Sula thotë se është thyher embargo e vendosur me Libinë

Kush janë porositësit e naftës kontrabandë? Është kjo pyetja që ngre deputeti, ndërsa shton se atyre që porosisin naftën, nuk i hyn ‘gjëmb në këmbë’.

“Nëse policia arreston vetëm kapitenët e anijeve, trafikantët e naftës e kanë të lehtë të gjejnë kapitenë të tjerë dhe të bëjnë sërish këtë aktivitet”, thekson Sula.

Nisur nga kjo, ai thotë se policia duhet të gjejë porositësit dhe ata që ofrojnë garanci në Shqipëri, që këto aktivitete të funksionojnë.

Të fundit