All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Nafta kontrabandë, Salianji: Kush janë porositësit që i mbyllin gojën qeverisë? Do informojmë aleatët për thyerje të embargos

All - Paragraf - 1

Nafta kontrabandë, Salianji: Kush janë porositësit që i

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka kërkuar shpjegime nga autoritetet shqiptare dhe qeveria se pse nuk ka reaguar dhe se kush janë porositësit e 2275 ton nafte kontrabandë e kapur pak ditë në parë në Durrës me anije cisternë nga Libia.

All - Paragraf - 3

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti tha qeveria hesht pasi porositësit i kanë mbyllur gojën, ndërsa kujtoi se do të informojnë vendet partnere për thyerje të embargos së naftës nga Shqipëria.

“Në Shqipëri bëhet kontrabandë nafte. Pse nuk ka asnjë emër. Kush janë porositësit e naftës libiane që vjen me anije libiane në Shqipëri.

Kastrati, Gega, Alpet, Elda, Bolvoil kanë të drejtë të importojnë në Porto Romano. Cili nga këta ua ka mbyllur gojën?

Ka një rezolutë që ndalon jo vetëm shitblerje po çdo përpunim të anijeve nga ky shtet. Pse nuk flet qeveria?

Kapiteni i anijes libiane ka thënë se ka ardhur edhe dy herë të tjera në Shqipëri.

Ka një rezolutë që ndalon çdo lloj përpunimi të anijeve që vijnë nga ky shtet. Kush janë porositësit. Si ka mundësi që në Shqipëri vjen një anije me mijëra ton naftë dhe të arrestuar janë vetëm disa të huaj.

Si ju kam kërkuar informacion të plotë për oligarkët e ndërtimit e njëjta gjë do të ndodhë edhe me këtë rast. Do informojmë partnerët sepse keni shkelur embargo. Do e gjejmë ne kompaninë dhe do vijmë ta themi këtu. Kjo është situata në Shqipëri sot”, u shpreh Salianji.

Të fundit