Flash News

Ditari i Opozitës

Nafta në Shpirag, Berisha ironizon Ramën: Do të dalim jo vetëm para Arabisë, por dhe SHBA-së

Nafta në Shpirag, Berisha ironizon Ramën: Do të dalim jo

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama se, në Shpirag është gjetur naftë me cilësi më të mirë se ajo e Arabisë Saudite.

Berisha shkruan në Facebook se kompania Shell së bashku me Petromanos nisën në vitin 2010 shpimin e pusit ‘Shpirag 2’ dhe po thuaj aty ku ‘Oksidental’ kishte shpuar pasukses Shell-Petromanos njoftuan se në nëntor të 2013 dhe në thellësi rreth 6 mijë metra gjetën naftë të lehtë pra cilësi shumë e mirë dhe rezerva të konsiderueshme natyrisht, vite drite larg nga ato të Arabisë Saudite.

Berisha ironizon Ramën duke thënë se nafta do të jetë e një cilësie madje më të mirë se SHBA.

Postimi:

Së shpejti me Shpiragun do të dalim për prodhimin e naftës dhe gazit jo vetëm para Arabisë Saudite, por dhe vetë SHBA-së.

Rroftë Beqja! Na shndërroj në det nafte!

Të dashur miq, Edi Rama për të mbuluar amnistinë me urdhër të tij të Beqjes nga Skapi i partisë lëshoj rrufenë më të madhe të naftës dhe gazit në mjedis. Sipas tij Shpiragu do të na bëjë ne si Arabia Saudite vendi i dytë në botë për prodhimin e gazit dhe naftës. Në amnistinë tjetër të radhës e sigurtë se do të na thotë se do kapim vendin e parë vet SHBA në këtë prodhim.

E vërteta është se në Shpirag ka nafte mundet edhe gaz. Kompania Shell së bashku me Petromanos nisen në vitin 2010 shpimin e pusit ‘Shpirag 2’ dhe po thuaj aty ku ‘Oksidental’ kishte shpuar pasukses Shell-Petromanos njoftuan se në nëntor të 2013 dhe në thellësi rreth 6 mijë metra gjetën naftë të lehte pra cilësi shumë e mirë dhe rezerva të konsiderueshme natyrisht, vite drite larg nga ato të Arabisë Saudite.

Ndërkohë në zonë janë bërë me sukses edhe dy apo 3 shpime tjera. Por ishte super fontana Beqja që na renditi me Arabinë Saudite. Ndaj dhe le të presim ku do na rendisë amnistia tjetër e radhës.

Të fundit