Flash News

Ditari i Opozitës

“Nafta në bursë rënie pikiatë”, Salianji: Në Shqipëri çmime stratosferike, vetëm pak vende e kanë më shtrenjtë se ne

“Nafta në bursë rënie pikiatë”, Salianji:

Deputeti demokrat ka kritikuar Bordin e Transparencës se po vendos çmimin e naftës në vend duke mos reflektuar rënien në bursën ndërkombëtare.

Sipas Salianjit në një reagim në rrjetet sociale, në Shqipëri nafta shitet me çmime stratosferike, ndërkohë që vetëm pak vende në botë e kanë më shtrenjtë se ne.

Sipas tij, vendi ka nevojë për qeveri që kujdeset për qytetarët, që garanton tregun e lirë nëpërmjet konkurrencës së ndershme dhe ndalon me ligj krijimin e monopoleve që dëmtojnë ekonomitë.

Çmimi i naftës në bursë ka pasur rënie pikiatë këtë javë, në Shqipëri çmimi vazhdon në çmime stratosferike duke mos reflektuar rënien e çmimit në bursat ndërkombëtare. Kur ka rritje reflektohet menjëherë si me buton! Më përpara faji vendosej sa qeverisë, sa oligarkëve, ndërsa prej muajsh me krijimin e bordit të përbashkët faji është i marrëveshjeve kartel dhe bashkëpunimit të tyre me qeverinë!

Ky çmim nafte që ka sot Shqipëria po ta krahasosh me vendet e Evropës për fuqinë blerëse dhe pagat mesatare është njësoj sikur në Evropë të përballohej një çmim prej 15 eurosh për litër, ndërkohë që vetëm pak vende e kanë më shtrenjtë se ne!

Shqipëria ka nevojë për qeveri që kujdeset për qytetarët, që garanton tregun e lirë nëpërmjet konkurrencës së ndershme dhe ndalon me ligj krijimin e monopoleve që dëmtojnë ekonomitë familjare dhe bizneset!”, thekson Ervin Salianji.

 

Të fundit