Flash News

Ditari i Opozitës

Naftëtarët ‘marrëveshje’ me Ramën, ironizon ish-ministri: U mbars mali e polli një mi

Naftëtarët ‘marrëveshje’ me Ramën, ironizon
Foto ilustruese/ Kryeministri Rama

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas “marrëveshjes” të arritur mes kryeministrit Rama dhe naftëtarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj shprehet se kjo është një tjetër gënjeshtër dhe premtim bosh i qeverisë për naftëtarët.

“Historia e mashtrimeve dhe e vjedhjeve të pasurisë kombëtare përsëritet çdo herë me Edi Ramën”, shkruan Alibeaj, duke shtuar se “naftëtarët do të vuajnë, nafta do të vidhet”.

Kujtojmë se, ditën e djeshme Rama refuzoi të pranonte shlyerjen nga shteti e pagave të prapambetura për 505 naftëtarët që e kanë fituar këtë gjyq. Kryeministri u shpreh kjo është marrëdhënie privat me privat, ndërsa u premtoi atyre mbështetje financiare nga qeveria.

Po ashtu, referuar kërkesës së tyre për rinisjen e punës, Rama u shpreh se nuk ka ardhur asnjë firmë serioze që të marrë përsipër një gjë të tillë, pasi mendojnë se kostoja është e lartë.

Reagimi i plotë i Alibeajt:

Historia e mashtrimeve dhe e vjedhjeve të pasurisë kombëtare përsëritet çdo herë me Edi Ramën.

Edi Rama di vetëm të gënjejë. Një gënjeshtër sot, një gënjeshtër mot, ka kaq vite që u bën naftëtarëve premtime boshe. “U mbars mali e polli një mi” - është thënia që i rri më mirë Edi Ramës, sepse edhe kësaj here asgjë nuk ka për të ndodhur. Naftëtarët do të vuajnë, nafta do të vidhet. 

Ndiqeni videon! Aty është fytyra e një kryeministri të pafytyrë që tallet me bukën e gojëa të qindra familjeve. Thotë të njëjtat gënjeshtra që të shtyjë edhe një ditë tjetër në karrige. Ajo është e vetmja gjë që i intereson. Njerëzit nuk i ka patur dhe nuk i ka në llogari.

 

Të fundit