Flash News

Ditari i Opozitës

Nard Ndoka: Takimin mes Ramës dhe Bashës në 17 maj e ndërmjetësoi George Soros

Nard Ndoka: Takimin mes Ramës dhe Bashës në 17 maj e

Ish deputeti, Nard Ndoka ka treguar detaje nga takimi 17 majit i vitit 2017 mes kryeministrit Edi Rama dhe kret të PD, Lulzim Basha.

Në një intervistë për Fax News, Ndoka thotë se ai që ka telefonuar për të ndërmjetësuar në takim ka qenë George Soros.

Unë e kam kuptuar që një ditë pas 17 majit. Unë ja kam thënë në zyrë Lulzim Bashës. Unë e shikoja që na fshihej. I qëndronte më shumë besnik Edi Ramës sesa ne. Kishte një zarf në dorë dhe nuk e hapte zarfin pa shkuar ora 6 kur kishin vendosur të dy për ta bërë publike. Edi Rama ka epërsi ndaj Lulzim Bashës, epërsi fjalësh mashtrimi.

Ka të dhënave se midis këtij orari 6 orë, ka pasur një ndërmjetësim mes telefonit dhe nga George Soros. Me kalimin e kohës u pa një gjë e tillë. Basha la kauzat rrugës, na detyroi të digjnim mandatet, bojkoti zgjedhjet. I doli kundër dhe Berishës. Ai duhet të mbante një qëndrim burrëro me Berishën, me babain e tij politik. Lulzim Basha u mor nga z.Berisha, atëherë kur mendoi ta hapte PD-në. U pikas si personazh prej lidhjeve që kishte dhe iu dha mundësi të ecte përpara”, tha ai.

 

Të fundit