Flash News

Ditari i Opozitës

Nard Ndoka: Kam informacione se Arben Ahmetaj ndodhet në Shqipëri

Nard Ndoka: Kam informacione se Arben Ahmetaj ndodhet në Shqipëri

Kreu i PDK Nard Ndoka ka deklaruar se ish-ministri nuk Arben Ahmetaj është larguar nga vendi dhe ndodhet në Shqipëri.-

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se ka pasur një denigrim të figurës së Ahmetajt duke shtuar se është Gjykata ajo që bën kërkesën për arrestim e jo SPAK.

 “Kërkesa e SPAK është në ekstrem. Ka pasur një denegrim për figurën e Ahmetajt, Ishte e bërë me regji. Gabimi I SPAK mund të kërkonte autorizimin për hetim por jo për arrestim. Është Gjykata ajo që e arreston. 

Ahmetaj e ka kuptuar që ka një luftë të hapur politike nga shefi I tij.  Ka dyshime që të gjitha këto denoncime e kanë origjinën nga Ahmetaj. Dokumentet përfunduan te LSI, dhe është bërë një lidhje që këto dokumente  te Meta I ka çuar Ahmetaj.

Dhe këtu ka nisur goditja. Ahmetaj ka dhe dokumente të tjera përveç atyre që i ka dorëzuar opozitës. I ka shantazhuar gjatë kësaj kohe. Ahmetaj është një lojtar i përgatitur. Ahmetaj mund të jetë në Shqipëri. Unë kam informacione që ai është këtu.  Në bazë të skemës që unë shoh. Ai nuk ka arsye që pse të largohet. Ai ka zgjedhur një vend që të komunikojë gjatë gjithë kohës me avokatët e tij”-tha Ndoka.

Të fundit