Flash News

Ditari i Opozitës

Nard Ndoka: Para 1 viti Basha u merrte lekë kandidatëve, tani u jep që të qëndrojnë në garë

Nard Ndoka: Para 1 viti Basha u merrte lekë kandidatëve, tani u jep

Ish aleati i kryedemokratit Lulzim Basha, Nard Ndoka ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa ka komentuar situatën politike dhe zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 6 mars.

I ftuar në ‘Zona Zero’ në Top News, Ndoka tha se para një viti, Basha të gjitha kandidatëve që i vendoste për të kandiduar u kërkonte para në shkëmbim, kurse sot ai u ofron lekë që të qëndrojnë në garë.

“Të jemi të qartë. Nëse para një viti Lulzim Barava u merrte lekë kandidatëve për t’i kandiduar, tani po i jep lekë që të qëndrojnë në garë dhe asnjë nuk merr përsipër të garoj në sfidën e Lulzim Bravës.

Këtë e them në aspektin e një realiteti kolektiv. Partia që ka mbajtur peng Lulzim Basha është në pamundësi për të përzgjedhur kandidatë.”- tha Nard Ndoka.

Të fundit