Flash News

Ditari i Opozitës

Nard Ndoka: PD, parti që mbyll gojën dhe ka frikë nga Berisha

Nard Ndoka: PD, parti që mbyll gojën dhe ka frikë nga Berisha

Kryetari i PDK, Nard Ndoka thotë se e sheh PD si një parti të çorientuar, që ka mbyllur gojën dhe ka frikë nga Berisha.

Duke komentuar rastin e përjashtimit të ish kryeministrit Sali Berisha në MCN, Ndoka deklaron se sfida më e madhe që ka sot PD është të gjejë vetveten.

“Unë tashmë nuk shoh një PD që është në mbrojtje të interesit publik, shoh një parti që është futur në probleme me veten e saj, në marrëdhënie me aleatët, nuk shoh një PD që bën opozitën ne këtë maxhorancë, kemi një parti e cila mbyll gojën është mbyllur në bunkerin e vet dhe ka frikë nga Berisha.

Sfida më e madhe, që PD të gjej vetveten, dhe të dali nga ky cikël, unë e shoh PD si një parti të ndrydhur, do të ketë grupime te reja ne PD”, tha Ndoka.

 

 

 

Të fundit