Flash News

Ditari i Opozitës

Nard Ndoka: Rama ka 3 muaj që nuk shkon në punë, nuk e mbledh qeverinë

Nard Ndoka: Rama ka 3 muaj që nuk shkon në punë, nuk e mbledh

Kreu i Demokristianëve, Nard Ndoka u shpreh se kryeministri Edi Rama ka tre muaj që nuk mbledh qeverinë dhe nuk shkon në punë. Ai komentoi ndryshimet në qeveri, ku theksoi se duhej një ministër që të kishte edhe besimin e opozitës.

Ndoka tha në "Arena" se vendosja e Çuçit në krye të ministrisë së Brendshme është provokim ndaj protestuesve

"Rilindja në krizë të thellim morale, politike dhe institucionale. Vendosja e Çuçit provokim ndaj protestuesve. Duhej një ministër që të kishte edhe besimin e opozitës. Të rinjtë kërkonin një ministër që nuk ishte bërë “pis” tërë këto vite. Milva Ekonomi më tepër profesioniste.

Berisha ka qeverisë me pesha të rënda edhe më kundërshtarët e tij. Qeverisja e Berishës nuk mund të krahasohet me qeverisjen ordinere të Ramës. Ka tre muaj qe Rama nuk mbledh qeverinë. Nuk shkon në punë", tha Ndoka.

Të fundit