Flash News

Ditari i Opozitës

Inceneratorët/ Kryemadhi-Ramës: E bëre qeverisjen siç deshe vetë. Mbyll gojën e lëre SPAK-un të shprehet!

Inceneratorët/ Kryemadhi-Ramës: E bëre qeverisjen siç

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka nxjerrë në rrjetet sociale një video për mënyrën se si funksionin skema abuzive e inceneratorëve, sipas saj.

Kryemadhi pretenton se në këtë skemë janë të përfshirë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Në videon e postuar, është shkëputur një deklaratë e kryeministrin, ku mohon që skema të përfshijë vetë atë apo zyrtarë të qeverisë.

Ajo i kërkon Ramës që të mos shprehet lidhur me këtë aferë, por të lërë SPAK-un që të flasë në bazë të hetimeve.

"E bëre qeverisjen siç deshe vetë, tani të paktën mos fol. Mbyll gojën e lër SPAK-un të shprehet!"-shkruan Kryemadhi.

Pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Kryemadhi tha se ka të tjerë të përfshirë, majtas dhe djathtas, ndërsa ka depozituar të dhëna të tjera në Prokurori lidhur për çështjen e inceneratorëve.

Të fundit